Gjini: Të gjitha partitë na mbështesin në balotazh!

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se të gjitha partitë e mbështesin atë në balotazh.

Lajme

09/11/2017 10:47

Ai i tha lajmi.net, se janë afër marrëveshjes më partitë politike, mirëpo deri tani nuk kanë diçka të nënshkruar në letër.

“Kemi biseduar me të gjitha partitë, absolutisht më të gjitha partitë jemi afër marrëveshjes, gjitha paritë na mbështesin në balotazh”, ka thënë ai.

Ndonëse, ende nuk është zyrtarizuar asgjë, Mimoza Kusari- Lila dje (e mërkurë) nw njw prononcim pwr lajmi.net tha, se me LDK-në dhe VV-në janë afër marrëveshjes, ndërsa me Nismën kanë nisur bisedime.

Se kush kë do ta mbështes në balotazh në Komunën e Gjakovës, deri tani është e pamundur të definohet, pasi të dy kandidatët po deklarojnë se janë afër marrëveshjeve me partitë e njëjta.

Se a po e mbështesin partitë politike Kusari-Lilën në balotazh, Gjini tha se “veç me Mimozën nuk janë”, e “kundërkandidatja po dobësohet çdo ditë”. /Lajmi.net/

Lexo edhe: 

Kusari-Lila: Me LDK-në dhe VV-në jemi pajtuar për bashkëqeverisje