Gjini pas takimit me Costan: BE-ja dhe NATO janë e vetmja rrugë strategjike për Kosovën

Kryetari i Aleancës njëherit edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Ardian Gjini është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Ai ka thënë se gjatë këtij takimi, ka riafirmuar pozionin e palëkundur të Aleancës për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës. “Për ne, Bashkimi Evropian dhe NATO mbeten adresa e vetme dhe e paalternativë strategjike.…

Lajme

03/06/2026 16:43

Kryetari i Aleancës njëherit edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Ardian Gjini është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Ai ka thënë se gjatë këtij takimi, ka riafirmuar pozionin e palëkundur të Aleancës për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

“Për ne, Bashkimi Evropian dhe NATO mbeten adresa e vetme dhe e paalternativë strategjike. Kosova ka ende shumë detyra dhe reforma për të përmbushur në procesin e integrimit, prandaj na duhen institucione të forta dhe stabile. Vendi ynë ka humbur mjaft kohë pa institucione funksionale. Tani, presim rezultatin e zgjedhjeve të këtij vikendi për të parë se si do të ecim përpara me një plan të qartë pune për të ardhmen”, ka shtuar Gjini. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: