Gjini: Ftesa e Osmanit për takim konsultativ, e mirëseardhur por e vonuar

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Labinot Gjini ka thënë se ftesa e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për takim konsultativ lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit është e mirëseardhur. Megjithatë, sipas Gjinit kjo thirrje e Osmanit është e vonuar pasi siç është shprehur ai janë bërë shumë herë duke shkuar në Kuvend…

Lajme

12/05/2025 20:29

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Labinot Gjini ka thënë se ftesa e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për takim konsultativ lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit është e mirëseardhur.

Megjithatë, sipas Gjinit kjo thirrje e Osmanit është e vonuar pasi siç është shprehur ai janë bërë shumë herë duke shkuar në Kuvend dhe duke u luajtur e njëjta lojë.

Ai  ka shtuar se në takim duhet të marrin pjesë të gjitha partitë politike dhe të gjendet një zgjidhje pas gjithë këtij ‘cirku politik’.

“Nuk mund të paragjykojmë takimin me Osmanin mirëpo është i mirëseardhur gjithsesi. Nuk mund të vazhdohet më ky ngërç i cili tani ka marrë edhe fazat e absurditetit jo vetëm në nivelin politik por edhe në nivelin popullor. Mendoj që të gjitha partitë politike duhet të ulen në tryezë dhe kjo I takon presidentes që në këto raste ti thërras që ta gjejnë një zgjidhje drejt konstituimit të Kuvendit dhe më pastaj edhe bërjes së Qeverisë. Sigurisht që është i vonuar sepse nuk mund që të shkojmë dymbëdhjetë herë në Kuvend apo trembëdhjetë sa po bëhen dhe të luajmë të njëjtën lojë dhe këtu kuptohet se faji kryesor është i partisë në pushtet dhe me të vërtetë hapi është I vonuar le të themi por jemi ku jemi dhe me një moment duhet të ulemi në tavolinë pas gjithë këtij cirku politik që e ka prishur rëndë imazhin edhe të Kuvendit edhe e ka dëmtuar në rrafshin ndërkombëtar Kosovën si shtet por gjithsesi duhet të gjejmë një zgjidhje dhe duhet të shkojmë të ulemi me njëri tjetrin”, ka thënë Gjini.

Të hënën Presidenca ka njoftuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të nisë konsultime nga data 15 maj lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Ftesën e presidentes Osmanit për këtë takim konsultativ e kanë pranuar edhe Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./teve1