Gjinekologia Nushi: Ka gra që lindin pa mitër, në Kosovë këto raste zbulohen vonë

Gjinekologia Trina Nushi, ka thënë se ekzistojnë rastet kur një grua lind pa mitër, ose me mitër shumë të vogël. Sipas saj, në Kosovë ky fenomen zbulohet vonë, pasi vizitat te gjinekologu, sipas saj, bëhen shpesh pasi gratë martohen ose vendosin të kenë fëmijë. “Kemi femra që lindin pa mitër, ose që lindin me mitër…

Lajme

15/02/2025 16:59

Gjinekologia Trina Nushi, ka thënë se ekzistojnë rastet kur një grua lind pa mitër, ose me mitër shumë të vogël.

Sipas saj, në Kosovë ky fenomen zbulohet vonë, pasi vizitat te gjinekologu, sipas saj, bëhen shpesh pasi gratë martohen ose vendosin të kenë fëmijë.

“Kemi femra që lindin pa mitër, ose që lindin me mitër shumë të vogël e cila nuk ka pasur rast as ta mjekojë. Ne jemi në atë stad ku te gjinekologu lajmërohemi vetëm kur të martohemi, ose kur të planifikojmë me pas fëmijë. Kjo tani zbulohet në një fazë tejet të avancuar, ku nuk ka çka me bë më. Ne i themi me e gjet një nënë sorrugate”, tha Nushi