Gjilani njofton për situatën e Ramadanit pas helmimit: Pas marrjes së terapisë, gjendja është e mirë

SC Gjilani ka lëshuar një njoftim lidhur me gjendjen shëndetësore të trajnerit Zekirija Ramadanit. Ramadani nuk arriti të dilte në seancën stërvitore të 22 tetorit dhe ka munguar edhe në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 si pasojë e një helmimi. Lidhur me gjendjen aktuale të trajnerit, një komunikatë e ka lëshuar edhe SC Gjilani, përcjell lajmi.net.…

Sport

25/10/2022 17:43

SC Gjilani ka lëshuar një njoftim lidhur me gjendjen shëndetësore të trajnerit Zekirija Ramadanit.

Ramadani nuk arriti të dilte në seancën stërvitore të 22 tetorit dhe ka munguar edhe në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 si pasojë e një helmimi.

Lidhur me gjendjen aktuale të trajnerit, një komunikatë e ka lëshuar edhe SC Gjilani, përcjell lajmi.net.

Në komunikatë thuhet se trajneri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe terapia e marrë i ka ndihmuar për neutralizimin e helmimit.

Më poshtë mund ta shihni njoftimin e plotë të Gjilanit. /Lajmi.net/