Gjilani në BALOTAZH! -Përfundon numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta!

Komuna e Gjilanit do të shkoj në balotazh. Ka përfunduar numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta, transmeton lajmi.net. Sipas rezultateve të KQZ-së, Alban Hyseni i VV-së i ka fituar 66 vota, Arbër Ismajli i LDK-së i ka fituar 47 vota, Riad Rashiti i PDK-së i ka 32 vota, Nazmi Gagica i AAK-së…

Lajme

22/10/2025 14:32

Komuna e Gjilanit do të shkoj në balotazh.

Ka përfunduar numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta, transmeton lajmi.net.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Alban Hyseni i VV-së i ka fituar 66 vota, Arbër Ismajli i LDK-së i ka fituar 47 vota, Riad Rashiti i PDK-së i ka 32 vota, Nazmi Gagica i AAK-së ka 7 vota dhe Isa Agushi nga Bashkimi për Ndryshim e ka 1 votë.

Nga të gjitha votat e numëruara, rezultati i zgjedhjeve lokale në komunën e Gjilanit është kështu:

  1. Alban Hyseni (LVV) – 49.80 për qind apo 22 mijë e 264 vota
  2. Arbër Ismajli (LDK) – 34.29 për qind apo 15 mijë e 332 vota
  3. Riad Rashiti (PDK) – 12.18 për qind apo 5 mijë e 447 vota
  4. Nazmi Gagica (AAK) – 1.95 për qind apo 873 vota
  5. Isa Agushi (Bashkimi për Ndryshim Anamorava) – 1.42 për qind apo 637 vota
  6. Ilir Poroshtica (Guxo) – 0.35 për qind apo 157 vota.

/lajmi.net/