Gjilani me “një këmbë” në Evropë, triumfon kundër Dukagjinit
Gjilani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Dukagjinit në rrugën drejt arritjes së objektivit, e që është sigurimi i një vendi që dërgon në garat evropiane. “Kuqebardhët” triumfuan 2:0 kundër Dukagjinit në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, në kuadër të javës së 32-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan lajmi.net. Mevlan…

Sport
Gjilani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Dukagjinit në rrugën drejt arritjes së objektivit, e që është sigurimi i një vendi që dërgon në garat evropiane.
“Kuqebardhët” triumfuan 2:0 kundër Dukagjinit në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, në kuadër të javës së 32-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan lajmi.net.
Mevlan Zeka ishte heroi i Gjilanit me dy golat e shënuar. Sulmuesi Zeka shënoi në minutën e 27-të golin që zhbllokoi shifrat.
Dyja skuadrat tentuan të shënojnë gol edhe në minutat në vazhdim. Gjërat u vështirësuan edhe më shumë për “Hithat” kur mbrojtësi Dallku u përjashtua me karton të kuq në minutën e 83-të.
Krejt në minutat e fundit të kohës shtesë Zeka realizoi edhe një herë tjetër, duke shfrytëzuar daljen e portierin Haxhihamza.
Gjilani me këtë fitore “blindon” pozitën e tretë me 50 pikë, vend ky që dërgon në garat evropiane. Gjilani është tetë pikë tani larg Prishtinës që zë vendin e katërt.
Dukagjini i Klinës mbetet i pesti me 41 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/