Gjilani kryen detyrën, Drenica triumfon ndaj Trepçës ’89
Gjilani ka shënuar fitore në shtëpinë e vet ndaj Besës së Pejës.

Sport
Gjilanasit morën tre pikë me fitore minimale.
Goli i vetëm u realizua nga Matheus, i cili realizoi autogol në fundin e pjesës së parë.
Skuadra e Gentjan Mezanit ngjitet në vendin e tretë me 16 pikë, ndërsa Besa mbetet e fundit me pesë pikë.
Ndërkaq, Drenica ka triumfuar përballë Trepçës ’89 me rezultat 2:1.
Të dyja ekipet ndajnë pozitat 7 dhe 8 me nga 11 pikë. /Lajmi.net/