Gjilani fiton derbin me Ballkanin – lider pas stinorit vjeshtor

Derbi mes Ballkanit dhe Gjilanit i ka takuar skuadrës nga Anamorava.

Sport

12/12/2021 15:26

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore minimale në ndeshjen kryesore të kësaj xhiroje, ndaj Ballkanit, shkruan lajmi.net.

Me një fitore 0:1 , Gjilani ka siguruar tri pikë për ta mbyllur stinorin vjeshtor si skuadër lidere.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Gerhard Progni, në minutën e 77’.

Gjilani ka shkuar kësisoj në kuotën e 35 pikëve, me një pikë më shumë sesa Drita që është në pozitën e dytë.

Ballkani mbetet me 33 pikë në pozitën e tretë, dhe synon më mirë pas rikthimit për fazën e dytë të sezonit. /Lajmi.net/