Gjilani ekzekuton pagesën mbi 13 mijë euro – Subvencionon qiranë për 51 familje
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan ka ekzekutuar pagesën prej 13mijë e 20 euro për 51 familje në gjendje të rëndë financiare. Kjo është bërë me qëllim të subvencionimit të qirasë për muajin janar, shkurt dhe mars të këtij viti, shkruan lajmi.net. Drejtoresha e DSHMS-së, Doruntina Hasani, ka thënë se për herë…
Lajme
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan ka ekzekutuar pagesën prej 13mijë e 20 euro për 51 familje në gjendje të rëndë financiare.
Kjo është bërë me qëllim të subvencionimit të qirasë për muajin janar, shkurt dhe mars të këtij viti, shkruan lajmi.net.
Drejtoresha e DSHMS-së, Doruntina Hasani, ka thënë se për herë të parë, këtij procesi i ka paraprirë thirrja publike për aplikim, me transparencë, barazi e llogaridhënie.
“Përfituan nënat vetëushqyese, personat me aftësi të kufizuara, persona të moshuar pa përkujdesje familjare, veteranë të luftës, invalidë të luftës, viktima të dhunës seksuale gjatë në Kosovë dhe kategori të tjera në nevojë”, ka thënë Hasani.
Njoftimi i plotë:
Gjilani ekzekuton pagesën prej mbi 13 mijë euro për subvencionimin e qirasë për 51 familje
Gjilan, 19 mars 2024 – Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan ka ekzekutuar pagesën prej 13,020.00 euro për 51 familje në gjendje të rëndë socio-ekonomike, me qëllim të subvencionimit të qirasë për muajin janar, shkurt dhe mars 2024.
Drejtoresha e DSHMS-së, Doruntina Hasani, ka thënë se për herë të parë, këtij procesi i ka paraprirë thirrja publike për aplikim, me transparencë, barazi e llogaridhënie.
“Përfituan nënat vetëushqyese, personat me aftësi të kufizuara, persona të moshuar pa përkujdesje familjare, veteranë të luftës, invalidë të luftës, viktima të dhunës seksuale gjatë në Kosovë dhe kategori të tjera në nevojë”, ka thënë Hasani
“Të tjerët flasin, ne punojmë!”, ka shtuar ajo. /Lajmi.net/