Gjilanasi mbolli narkotikët bashkë me domate, Policia zbulon vendin ku gjatësia e bimëve shkoi në 3 metra

Policia e Kosovës, saktësisht Njësiti Antidrogë ka zhvilluar së fundi një aksion në rajonin e Gjilanit. Pas dyshimeve se një person i dyshuar mashkull është duke kultivuar bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore të cilat kanë rezultuar me kryerjen e një bastisje dhe gjetjen e një sasie të bimëve…

Lajme

26/06/2024 14:44

Policia e Kosovës, saktësisht Njësiti Antidrogë ka zhvilluar së fundi një aksion në rajonin e Gjilanit.

Pas dyshimeve se një person i dyshuar mashkull është duke kultivuar bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore të cilat kanë rezultuar me kryerjen e një bastisje dhe gjetjen e një sasie të bimëve të lartcekura.

“Me datën 26.06.2024 DHTN – Gjilan pas njoftimit të prokurorit kompetent dhe urdhrit verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake kanë kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar nga fshati Mogillë – Kllokot, ku gjatë kësaj bastisje rreh 100 metra larg shtëpisë së tij, është gjetur një serrë (kopsht), në të cilën i njëjti dyshohet se kishte mbjellë rreth 28 bimë të shkurres së bimës Kanabis Sativa në gjatësi rreth 3 metra”,thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.

Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Forenzikës për procesim të vendit të ngjarjes, ku edhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 3 bimë (mostra), ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit sasia tjetër është asgjësuar në vendin e ngjarjes përmes procesit të djegies, ku edhe është bërë “procesverbali mbi shkatërrimin e bimëve narkotike të llojit Kanabis Sativa“.

“Në konsultim me prokurorin kompetent i njëjti ka urdhëruar që pas intervistimit të të dyshuarit i njëjti të ndalohet për 48 orë, derisa njësitë përkatëse policore po vazhdojnë me procedurat e mëtejme hetimore”./Lajmi.net/