Gjilan: Policia Kufitare konfiskon pajisje të ndryshme elektronike në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kufitare e Kosovës kanë kryer një kontroll në një automjet me targa suedeze, të cilit i janë gjetur pajisje elektronike të përdorura. Pajisjet e konfiskuara nga policia janë llaptop, zmadhues të zërimit, shtëpiza kompjuterike, monitorë, radio elektronike, pastaj mall komercial amvisërie (aparat për kafe), motor i motoskafit, një sasi e trotinetëve elektrikë, kositëse…

Lajme

02/07/2024 14:35

Policia e Kufitare e Kosovës kanë kryer një kontroll në një automjet me targa suedeze, të cilit i janë gjetur pajisje elektronike të përdorura.

Pajisjet e konfiskuara nga policia janë llaptop, zmadhues të zërimit, shtëpiza kompjuterike, monitorë, radio elektronike, pastaj mall komercial amvisërie (aparat për kafe), motor i motoskafit, një sasi e trotinetëve elektrikë, kositëse e barit me benzinë dhe pajisje e vegla tjera pune.

Rasti është duke u hetuar nga Policia, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, raporton lajmi.net.

“Parandalohet kontrabandë me mallra në Gjilan

Prishtinë, më 2 korrik 2024

Njësitet policore të kufirit, gjatë realizimit të detyrave të tyre, vëzhgimit të vijës kufitare Republika e Kosovës-Serbi, ka ndaluar për kontroll një veturë targa suedeze.

Gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar janë gjetur të ngarkuara mallra të ndryshme me pajisje elektronike të përdorura: llaptop, zmadhues të zërimit, shtëpiza kompjuterike, monitorë, radio elektronike, pastaj mall komercial amvisërie (aparat për kafe), motor i motoskafit, një sasi e trotinetëve elektrikë, kositëse e barit me benzinë dhe pajisje e vegla tjera pune.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje, kurse për personin e dyshuar është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.”- thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/