Gjilan, ngritët kallëzim penal ndaj të dyshuarit për përdorim të identitetit të rrejshëm- Prokuroria jep detaje
Një person është arrestuar më 9 korrik, nën dyshimet se së bashku me disa persona të tjerë ka përdorur identitetin e shumë personave për të përfituar dobi pasurore nga njerëz të ndryshëm në emër të bamirësisë. Policia rastin e ka cilësuar si vjedhje e identitetit dhe kredencialeve. Lidhur me këtë rast, për lajmi.net, sot nga…

Lajme
Një person është arrestuar më 9 korrik, nën dyshimet se së bashku me disa persona të tjerë ka përdorur identitetin e shumë personave për të përfituar dobi pasurore nga njerëz të ndryshëm në emër të bamirësisë.
Policia rastin e ka cilësuar si vjedhje e identitetit dhe kredencialeve.
Lidhur me këtë rast, për lajmi.net, sot nga Prokuroria Themelore e Gjilanit kanë thënë, se kanë pranuar kallëzim penal ndaj të dyshuarit Qëndrim Ibrahimi.
“Referuar kërkesës tuaj, të parashtruar me date 10 korrik 2025, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, ka pranuar Kallëzimin penal, ndaj të dyshuarit Qendrim Ibrahimi, i dyshuar për veprën penale ‘’Vjedhje e identitetit dhe kredencialeve”, thuhet në përgjigje.
Po ashtu nga Prokuroria kanë theksuar se rasti mbetet nën hetim dhe se është duke u trajtuar.
Ndryshe pas raportimit të këtij rasti i njëjti pas intervistimit ishte dërguar në mbajtje.
“Më 09.07.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti në bashkëpunim me disa persona tjerë ka përdorur identitetin e shumë personave për të përfituar dobi pasurore nga njerëz të ndryshëm në emër të bamirësisë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Lajmi.net/