Gjiganti spanjoll shfrytëzon krizën e Dybalas te Juventus

Real Madridi nuk heq dorë nga Paulo Dybala.

Sport

18/12/2017 13:55

Klubi madrilien ka gati ofertën e re për argjentinasin, përcjellë “Lajmi.net”.

Mediat spanjolle raportojnë që Reali po e ndjek me shumë interes situatën e Dybalas te Juventus.

Argjentinasi nuk ka raporte të mira me trajnerin Massimiliano Allegri, i cili po e lë në bankën rezervë.

Së shpejti pritet të dërgohet oferta zyrtare nga Madridi. /Lajmi.net/