Gjiganti gjerman e do Eriksenin në afatin e janarit
Borussia Dortmund është duke konsideruar të provojë transferimin e mesfushorit të Interit, Christian Eriksen në janar.
Sport
Gjiganti gjerman është i lidhur me lojtarin që nga tetori dhe shpreson që në afatin dimëror të arrijë marrëveshje me “Neurazurët” për huazim, përcjellë lajmi.net.
28-vjeçari nuk është në planet e Antonio Conte dhe kjo është dëshmuar, meqenëse qëndron në stol shumicën e ndeshjeve.
Lojtari gjithashtu është i lidhur me rikthimin në Angli, të Manchester Unitedi ose Arsenali.
Mbetet të shihet nëse Dortmundi do arrijë ta transferojë Eriksenin në janar./Lajmi.net/