Gjigantët e Ligue 1 vihen pas Wenger
Ish trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, mund të kthehet në punën e trajnerin qysh në fund të këtij sezoni.

Sport
Skuadrat e Lyon dhe Paris Saint Germain janë duke kërkuar shërbimet e trajnerit francez, bëjnë të ditur raportimet e ‘Daily Mail’, transmeton lajmi.net.
Kampionët e Ligue 1 kanë pësuar mbrëmë humbje në finalen e Kupës së Francës, duke u mposhtur nga Rennes me rezultatin 2:2 (6:5 penallti).
Kjo humbje ka rritur shumë pakënaqësitë brenda klubit dhe Thomas Tuchel mund të jetë ai që do ta pësojë.
Në anën tjetër, skuadra e Lyon, e cila luajti një sezon të mirë por pati ngecje në fund, është përshëndetur me Bruno Genesion.
Të dy skuadrat e duan shumë Wenger. Kujtojmë se trajneri francez ka një vit pa punë, pasi kishte mbyllur dy dekada me ‘Gunners’. /Lajmi.net/