Gjesti “shpërfill” Xhenetën në daljen e tij të parë pas ‘BBVA4’
Pas fitores së tij në Big Brother VIP Albania 4, Gjesti u shfaq për herë të parë në një intervistë në emisionin “Portokalli”. Në bisedë, ai u pyet nëse kishte marrë një urim nga Xheneta Fetahu, me të cilën kishte pasur lidhje teksa ishte pjesë e ‘Big Brother VIP Kosova’. Pyetja që iu drejtua ishte:…

ShowBiz
Pas fitores së tij në Big Brother VIP Albania 4, Gjesti u shfaq për herë të parë në një intervistë në emisionin “Portokalli”. Në bisedë, ai u pyet nëse kishte marrë një urim nga Xheneta Fetahu, me të cilën kishte pasur lidhje teksa ishte pjesë e ‘Big Brother VIP Kosova’.
Pyetja që iu drejtua ishte: “Të ka uruar Xheneta për fitoren?”, ndërsa përgjigjja e Gjestit ishte e shkurtër dhe plot nënkuptime:
“Kush është ajo?”, tha ai, duke e injoruar hapur ish-banoren.
Mësohet se të dy janë takuar pas finales në ambientet e Top Channel, por nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë.