Gjesti – Rozanës: Mos më ndjek më, ti vdes për vëmendje

Tashmë prej disa javësh është krisur miqësia mes Gjestit dhe banores Rozana Radi. Edhe pse kanë qenë miq të mirë e të pandashëm, ata janë kthyer në rivalë, duke marrë parasysh lojën dhe çmimin e madh. Ka qenë banori nga Kosova që ia ka bërë me dije këngëtares se nuk dëshiron që ta ndjekë më…

ShowBiz

25/03/2025 16:14

Tashmë prej disa javësh është krisur miqësia mes Gjestit dhe banores Rozana Radi.

Edhe pse kanë qenë miq të mirë e të pandashëm, ata janë kthyer në rivalë, duke marrë parasysh lojën dhe çmimin e madh.

Ka qenë banori nga Kosova që ia ka bërë me dije këngëtares se nuk dëshiron që ta ndjekë më nga pas.

Ai i thotë se po e bezdis dhe duhet ta kuptojë që të mos e ndjekë kudo që lëviz ai.

“Shpirtin më ke lodhur o vëlla. Kështu edhe kur më erdhi ish-femra të kam lënë. Vdes për vëmendje. Mos më hajde pas, këto gjëra i bën veç me i përdor, për vëmendje, ti nuk më do mua. Mos më thuaj më ke xhan kur nuk më do”, tha ai.

Tutje shtoi: “Mos mi përdor gjërat. As mirëmëngjes mos më thuaj. Të kam thënë mos më hajde pas”.

Rozana nga ana tjetër e kundërshtoi duke ia hedhur poshtë të gjitha këto gjëra.