Gjesti kapërcen murin e BBVA, çka do ndodhë tutje?
Një zhvillim i papritur mësohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Fansat në rrjete sociale raportojnë se Gjesti ka kapërcyer murin në oborr dhe pastaj është rikthyer në shtëpi. Poashtu raportohet se banorëve i janë fikur mikrofonët. Fansat e kanë komentuar si shenjë revolte për kthimin e…

ShowBiz
Një zhvillim i papritur mësohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Fansat në rrjete sociale raportojnë se Gjesti ka kapërcyer murin në oborr dhe pastaj është rikthyer në shtëpi.
Poashtu raportohet se banorëve i janë fikur mikrofonët.
Fansat e kanë komentuar si shenjë revolte për kthimin e G-Banit dhe Jozit teksa Rozana me ironi është shprehur në bisedë me Laertin: “Do dalim të pimë edhe ne një kafe te blloku”
Gjesti një veprim të ngjashëm e kishte bërë edhe në BBVK. Ai pati dalë teknikisht jashtë shtëpisë duke u futur tek zona e koshit të mbeturinave që është jashtë perimetrit të oborrit të shtëpisë.
Detaje të tjera, pas pak. /Prive