Gjermania sonte përballë Spanjës, Julian Brandt: Jemi në situatë të keqe

Lojtari i kombëtares së Gjermanisë, Julian Brandt sheh një punë të vështirë para skuadrës së tij. Gjermania do të luajë sonte përballë Spanjës, në kërkim të tri pikëve të para këtë Kampionat Botëror. Me një fitore eventuale, Gjermania do t’i barazonte pikët me tri kombëtaret tjera të grupit. Por, Brandt thotë se kombëtarja është në…

Sport

27/11/2022 16:26

Lojtari i kombëtares së Gjermanisë, Julian Brandt sheh një punë të vështirë para skuadrës së tij.

Gjermania do të luajë sonte përballë Spanjës, në kërkim të tri pikëve të para këtë Kampionat Botëror.

Me një fitore eventuale, Gjermania do t’i barazonte pikët me tri kombëtaret tjera të grupit. Por, Brandt thotë se kombëtarja është në një situatë të keqe.

“Jemi në një situatë të keqe”, ka thënë ai, përcjell lajmi.net.

I pyetur për humbjen e Gjermanisë 6:0 dy vite më parë ndaj Spanjës, Brandt megjithatë thotë se kjo ka pak rëndësi ose ndikim.

“Nuk mendoj se është e rëndësishme”, ka thënë lojtari.

Gjermania dhe Spanja përballen sonte, me fillim nga ora 20:00. /Lajmi.net/