Gjermania shënon rënie të rasteve me COVID-19, mirëpo ka një lajm të keq

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Bota

08/06/2020 09:10

Gjermania regjistroi një rënie në numrin e rasteve të reja të koronavirusit, ndërsa shkalla e infeksionit u rrit mbi pragun kryesor të 1.0 për herë të parë në gjashtë ditë, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Gjermania raportoi 300 raste të reja brenda 24 orëve deri të hënën në mëngjes, duke e çuar numrin gjithsejtë në 185.750, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Kjo krahasohet me 526 një ditë më parë dhe pothuajse 7,000 në kulmin e pandemisë në fund të marsit.

Vdekjet u rritën nga 12 në 8.685.

Numri i vdekjeve ka mbetur më pak se 100 që nga mesi i majit. /Lajmi.net/