Gjermania me Ozilin, si me 10 futbollistë
Ish futbollisti i Gjermanisë, Paul Breitner ka kritikuar ashpër Mesut Ozilin dhe thotë se skuadra është në disavantazh numerik sa herë që mesfushori është në formacionin bazë.
Sport
Ish futbollisti dhe kampioni i botës me Gjermaninë, Paul Breitner ka kritikuar ashpër Mesut Ozilin duke thënë se nuk është duke dhënë mjaftueshëm për ekipin në mënyrë që të kalojë një Botëror të suksesshëm.
Ai këshillon selektorin Joachim Low që ta lë yllin e Arsenalit jashtë ekipit për ndeshjen gjysmëfinale kundër Brazilit.
“Nëse Low dëshiron të bëjë diçka më shumë, atëherë nuk duhet të luajë vetëm me dhjetë futbollistë, por duhet ta lë Ozilin jashtë ekipit për ndeshjen e ardhshme”, deklaroi Breitner për “TZ”.
“Skuadra është vetëm një hap larg finales dhe duhet të marrë vendime të favorshme. Dhjetë futbollistë që japin maksimumin për 90 minuta dhe një tjetër që bën diçka tjetër në fushën e lojës. Në një Botëror, kjo nuk duhet të ndodh. Low duket të reagojë”, u shpreh ai.