Gjermani: Shkaktoi aksident me fatalitet, kosovari pritet të dëbohet nga burgu në vendlindje
Një shtetas i Kosovës, 28-vjeçar, pritet të dëbohet në Kosovë pasi më 2019 kishte shkaktuar një aksident me fatalitet gjatë një gare ilegale me makina. Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë Administrative (OVG) North Rhine-Westphalian në Munster, në njoftimin e publikuar të martën, citon media gjermane “Stern” raportin e AFP-së. Në aksidentin e shkaktuar nga…
Lajme
Një shtetas i Kosovës, 28-vjeçar, pritet të dëbohet në Kosovë pasi më 2019 kishte shkaktuar një aksident me fatalitet gjatë një gare ilegale me makina.
Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë Administrative (OVG) North Rhine-Westphalian në Munster, në njoftimin e publikuar të martën, citon media gjermane “Stern” raportin e AFP-së.
Në aksidentin e shkaktuar nga 28-vjeçari kosovar, pati vdekur një 43-vjeçare.
Për pasojë, në vitin 2023 ai ishte dënuar me 5 vjet burgim. Qyteti i Duisburgut më pas kishte marrë vendim për dëbimin e tij dhe kishte refuzuar t’ia vazhdonte leje-qëndrimin.
Gjykata Administrative e Dyseldorfit e ka konfirmuar vendimin. Arsyeja që është dhënë ka qenë se personi “vazhdon të paraqesë rrezik në kryerjen e krimeve”.
OVG tani e ka refuzuar ankesën e kosovarit për arsye formale, pasi e njëjta u tha se nuk i ka plotësuar “kërkesat procedurale”.
Vendimi është i pakontestueshëm.
Burri nga Duisburgut tani mund të dëbohet nga burgu në vendlindjen e tij.
Si ndodhi rasti?
Media tjetër gjermane “koelsch-radio” raportoi po ashtu për rastin, duke dhënë detaje se si kishte ndodhur i njëjti.
Të dielën e pashkëve më 2019, atëkohë 21-vjeçari që kreu krimin kishte goditur një veturë në të cilën gjendej një nënë e dy fëmijëve. Kosovari, aksidentin e shkaktoi me një veturë sportive 612 kuajfuqi në një garë ilegale makinash, ku kishte qenë duke ngarë makinën me shpejtësi prej 167 km/h, në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h. Gruaja 43-vjeçe kishte vdekur pak orë pas aksidentit si pasojë e lëndimeve të rënda, transmeton klankosova.
Burri, i cili u rrit në Gjermani, e kishte kryer krimin pa patentë shoferi dhe më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes pa u kujdesur për viktimën. Nga gjykata është konstatuar se i njëjti kishte tipare narcisiste dhe antisociale.