Gjërat të cilat nuk i keni ditur për Adele
Adele është këngëtare britaneze e cila shquhet për zërin e saj.

ShowBiz
E veçantë e kësaj këngëtare është edhe paraqitja e saj gjithmonë e thjeshtë e pazbuluar. Baladat e saj janë shëndrruar në hite, kjo edhe për faktin e interpretimit me zërin e saj të fuqishëm.
Është femra e parë në histori që tre këngët e saj janë radhitur të parat në top 10 of Billboard Hot 100.
Përveç muzikës të cilën ajo e bën me dashuri, Adele e don edhe gatimin. Kush nuk do të donte të hante një specialitet të përgaditur nga ajo? E kur jemi tek ushqimi ajo pëlqen të hajë lazanja dhe proshutë. Kurse, vera e kuqe është pija që Adele preferon.
Kënga e saj “Hello” bëri bujë në gjithë botën duke u shëndrruar kështu në një hit, të cilën e bënë cover edhe artistët. Tash më edhe kur përshendetemi me Hello në ndërvedije e kemi edhe këtë këngë. Ndonëse vet pëlqehet nga shumë njerëz edhe Adele ka listën me këngëtarët e saj të preferuar ku hyjnë: Mary J. Blige, Beyonce, Robert Plant, Led Zeppelin, Bon Iver, Etta James. Kur jemi tek kulura, filmat e saj të preferuar janë: Scarface, The Godfather.
Edhe pse nuk shquhet për forma të mira të trupit, Adele ka arritur të korr sukses pikërisht me talentin e saj në fushën e muzikës. Por, britanezja pëlqen edhe sportin veçanërisht Futbollin. Ndërkaq sa iu përket kafshëve Adele i don fokat./21Media