Gjërat që duhet të bëni për të pasur një lidhje të suksesshme

Të gjithë kemi nevoja të ndryshme që janë shumë të rëndësishme për ne (sa kontroll do të kemi, si do të komunikojmë, nëse do të qeshim shpesh, etj.).

Lifestyle

15/01/2022 11:36

Megjithatë, ka disa faktorë që e bëjnë një marrëdhënie më të suksesshme dhe të përbashkët për të gjithë, transmeton lajmi.net.

Të shoqëroheni jashtë

Nevoja jonë për të ndarë ekziston që kur jemi lindur. Duke u rritur, ajo bëhet gjithnjë e më intensive dhe bashkëjeton me nevojën tonë për t’i përkitur diku. Kur kjo nevojë plotësohet, ne ndihemi të plotë, të qetë dhe të sigurt.

Butësi

Kjo është njëra ndër gjërat më të rëndësishme në një lidhje, kur partneri ynë është i butë me ne, ne ndihemi të lumtur dhe besojmë më shumë në veten dhe marrëdhënien tonë.

Mbështetje emocionale dhe afirmim

Shumica e njerëzve kanë nevojë për konfirmim dhe shpërblim në mënyrë që të vazhdojnë dhe të kapërcejnë pengesat që hasin. Kur partneri na mbështet, ne jemi më të sigurt në vetvete, relaksohemi dhe eliminojmë stresin dhe mendimet negative.

Çiftet që kanë arritur të ofrojnë tre elementët e mësipërm në marrëdhënien e tyre kanë më shumë gjasa të qëndrojnë bashkë më gjatë. Kushti është sigurisht që sjellja nga të dyja palët të jetë e njëjtë. Në një marrëdhënie të shëndetshme, të dy anëtarët kërkojnë kujdes, siguri dhe shoqëri. Nëse njëra prej këtyre nevojave zhduket për njërën nga të dyja, atëherë njëri në marrëdhënie është i pakënaqur dhe ekziston rreziku që marrëdhënia të përfundojë, herët a vonë. /Lajmi.net/