Gjenerata e ardhshme e Supra: Toyota FT-1 (Foto)

Kur përdoren fjalët ‘seksi’ dhe ‘luksoze’ apo ‘e shpejtë’ për ta përshkruar një veturë, ju e dini se sa e mirë mund të jetë ajo veturë.

Auto & Tek

19/10/2015 17:47

Toyota Supra FT-1 është një veturë e cila i bashkon të gjitha këto terma të përmendura më lartë. Është një dizajn i mahnitshëm i cili pritet të jetë gjenerata e ardhshme e Supra.

“FT” do të thotë “Future Toyota” (Toyota e ardhshme) dhe “1” do të thotë se ajo është unike. Deri më tani, Toyota i ka krijuar vetëm dy koncepte të këtij modeli të ardhshëm, njëri ngjyrë hiri të mbyllët tjetri ngjyrë të kuqe, transmeton lajmi.net.

Që të dyja këto koncepte janë madhështore për t’u parë, dhe të gjithë adhuruesit e veturave shpresojnë që Toyota ta krijojë së shpejti këtë model.

Shikoni fotografitë:
ft-gt-3 ft-gt-5ft-gt-1 ft-gt-2Selects_03 Selects_13 Selects_22_04 Selects_32 Selects_33 Selects_76