Gjenerata e ardhshme e Nissan GT-R do të jetë një hibrid

Pas të gjithave, fuqia është fuqi.

Auto & Tek

31/01/2015 18:42

Edhe pse është ende larg futjes në prodhim, ne mund të konfirmojmë disa detaje të cilat do të jenë në gjeneratën e re të Nissan GT-R.

Vetura, e cila pritet të arrijë në vitin 2018, e quajtur R36 GT-R do të ketë ngjashmëri edhe me modelet e mëhershme.

Sipas shefit të Nissan Shiro Nakamura, i cili foli kohët e fundit për Top Gear, tha se vetura do të jetë një model me katër ulëse, transmeton Lajmi.net.

Përveç kësaj, ai konfirmoi gjithashtu se vetura e ardhshme do të jetë një hibrid.

Pas të gjithave, tre prej veturave më të shpejta në botë kanë të futur edhe teknologjinë hibride, siç është: Porsche 918 Spyder, McLaren P1 dhe Ferrari LaFerrari.