Gjenerali izraelit: Ne po luftojmë edhe për Shqipërinë, për gjithë Ballkanin
Gjenerali izraelit, Amir Avivi tja se lufta që po bën Izraeli nuk është për të mbrojtur vetëm Izraelin, por edhe Ballkanin, Shqipërinë dhe vendet e tjera të Evropës. Ai tha se Irani kërkon dominim global. “Së pari kam pasur mundësinë ta vizitoj vendin tuaj, Izraeli dhe Shqipëria kanë vlerë të përbashkëta dhe miqësi…

Bota
Gjenerali izraelit, Amir Avivi tja se lufta që po bën Izraeli nuk është për të mbrojtur vetëm Izraelin, por edhe Ballkanin, Shqipërinë dhe vendet e tjera të Evropës.
Ai tha se Irani kërkon dominim global.
“Së pari kam pasur mundësinë ta vizitoj vendin tuaj, Izraeli dhe Shqipëria kanë vlerë të përbashkëta dhe miqësi të madhe. Mos harrojmë që Shqipëria ka strehuar hebrenjtë. Lufta që po bën Izraeli nuk është për të mbrojtur vetëm Izraelin, por edhe Ballkanin, Shqipërinë dhe vendet e tjera të Evropës. Iranin kërkon dominim global. Izraeli do të krijojë një botë më të sigurt për të gjithë.”, tha gjenerali në Top Story.
“Irani e ka zgjeruar këtë program bërthamor për shumë vite me ritëm të ngadaltë. Është mbështetur te strategjitë dhe komunikimi me satelitet. Pasi Izraeli shkatërroi këto satelitë, Irani u bë i cenueshëm dhe kur u shkatërrua veriu, Irani lëvizi me shpejtësi dy objektiva. 9 armë bërthamore dhe 300 raketa balistike. Këto armë nuk janë krijuar vetëm Izraelin por edhe Europën. Kërcënimi global nuk është vetëm për Izraelin.”, tha mes të tjerash ai.
” Pas dobësimit të satelitëve Irani po përshpejtonte dhe ushtria e Izraelit u bë gati për të sulmuar zonat ku krijoheshin armët bërthamore. I dhamë kohë presidentit Trump të negocionte. Pas 60 ditëve Izraeli përdori teknologjinë e fjalës së fundit që janë përtej imagjinatës. Izraeli do ketë përplasi ndaj të gjithave të tjera.”, shtoi mes të tjerash gjenerali Avivi.