Gjendje e vështirësuar e rrugëve në Drenas pas reshjeve të borës, apel për kujdes të shtuar
Komuna e Drenasit ka njoftuar se pas reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, gjendja e rrugëve në territorin e kësaj komune është e vështirësuar për qarkullim. Sipas njoftimit, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore kanë dalë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe po punojnë intensivisht për pastrimin e borës dhe…
Lajme
Komuna e Drenasit ka njoftuar se pas reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, gjendja e rrugëve në territorin e kësaj komune është e vështirësuar për qarkullim.
Sipas njoftimit, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore kanë dalë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe po punojnë intensivisht për pastrimin e borës dhe përmirësimin e kushteve të qarkullimit në rrugët kryesore dhe dytësore.
Megjithatë, për shkak të kushteve atmosferike dhe reshjeve të vazhdueshme, në disa segmente rrugore qarkullimi vazhdon të mbetet i vështirësuar.
Komuna ka bërë apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të pajisur me pajisje dimërore obligative, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe, nëse është e mundur, të shmangin daljet e panevojshme derisa të stabilizohet plotësisht gjendja në rrugë.
Po ashtu, Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se mbetet në koordinim të vazhdueshëm me operatorët përgjegjës dhe se qytetarët do të njoftohen për çdo zhvillim të ri lidhur me situatën.