Gjendje e rënduar në Rahovec- Çahet rruga në Polluzhë, fshati rrezikon të bllokohet

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë komuna të Kosovës. Nga më të prekurat janë Drenasi, Gjakova, Rahoveci e Peja. Rruga në fshatin Polluzhë të Rahovecit është dëmtuar rëndëi si pasojë e këtyre reshjeve të shiut, duke vënë në rrezik bllokimin e plotë të qarkullimit në këtë fshat. Banorët e…

Lajme

06/01/2026 12:39

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë komuna të Kosovës.

Nga më të prekurat janë Drenasi, Gjakova, Rahoveci e Peja.

Rruga në fshatin Polluzhë të Rahovecit është dëmtuar rëndëi si pasojë e këtyre reshjeve të shiut, duke vënë në rrezik bllokimin e plotë të qarkullimit në këtë fshat.

Banorët e zonës kanë shprehur shqetësim për situatën, pasi çarja e rrugës ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Autoritetet komunale janë njoftuar për rastin dhe pritet që ekipet përkatëse të dalin në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të ndërmarrë masa emergjente për sanimin e dëmit të shkaktuar./Lajmi.net/