Gjendje e rënduar e zjarreve në disa fshatra të Mitrovicës, po iu afrohet shtëpive

Përsëri janë aktivizuar disa vatra zjarri në disa fshatra e qytete të Kosovës. Zjarre të mëdha janë aktivizuar sot në rajonin e Mitrovicës, saktësisht në fshatrat Kçiq e Shupkovc të Mitrovicës. Siç është raportuar në media lokale, Policia dhe Zjarrfikësit po mundohen ta lokalizojnë zjarrin por situata është vështirësuar. Lajmi.net ka kontaktuar me Policinë e…

Lajme

10/08/2025 18:08

Përsëri janë aktivizuar disa vatra zjarri në disa fshatra e qytete të Kosovës.

Zjarre të mëdha janë aktivizuar sot në rajonin e Mitrovicës, saktësisht në fshatrat Kçiq e Shupkovc të Mitrovicës.

Siç është raportuar në media lokale, Policia dhe Zjarrfikësit po mundohen ta lokalizojnë zjarrin por situata është vështirësuar.

Lajmi.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por të njëjtit nuk kanë dhënë detaje.