Gjendja e të dyshuarës për vrasjen e dyfishtë në Podujevë mbetet shumë e rëndë – QKUK jep detaje
Një burrë dhe një grua kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë në Majac të Podujevës. Burri ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa një grua e moshës 73 vjeçe, ka ndërruar jetë mbrëmë pas mesnate gjatë trajtimit në QKUK. Në QKUK po trajohet edhe e dyshuara për vrasjen, e cila gjendet gjithashtu…
Lajme
Një burrë dhe një grua kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë në Majac të Podujevës.
Burri ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa një grua e moshës 73 vjeçe, ka ndërruar jetë mbrëmë pas mesnate gjatë trajtimit në QKUK.
Në QKUK po trajohet edhe e dyshuara për vrasjen, e cila gjendet gjithashtu në gjendje shumë të rëndë pasi ka plagosur veten dje.
“Në orët e vona të mbrëmjes, në Qendrën Emergjente janë pranuar dy paciente të gjinisë femërore, njëra e lindur në vitin 1953 dhe tjetra e lindur në vitin 1995 , të sjella me autoambulancë nga Podujeva, si pasojë e lëndimeve të marra nga arma e zjarrit. Menjëherë pas pranimit, janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme emergjente. Të dy pacientet janë pranuar në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile, dhe janë intubuar me frymëmarrje të asistuar”, ka thënë QKUK.
Ata kanë treguar se e dyshuara është dërguar në sallën operative, ku ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit janë duke vazhduar trajtimin intensiv, ndërsa Miradije Gashi, e moshës 73 vjeçe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor ka ndërruar jetë.
Për të dyshuarën që nga mediat është identifikuar si Ardita Gashi, QKUK ka thënë se gjendja mbetet shumë e rëndë.
“Gjendja e pacientes tjetër mbetet shumë e rëndë dhe po vazhdon trajtimi intensiv nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor”, ka njoftuar QKUK. /Lajmi.net/