Gjendet vogëlushi në Gjilan që ishte i zhdukur

Është gjetur dhe është i sigurt fëmija 9 vjeçar i cili ishte zhdukur që nga ora 15:30. Këtë e kanë konfirmuar për lajmi.net nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. “Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ju njofton se operacioni i kërkim-shpëtimit në Gjilan ka përfunduar me sukses. Fëmija është gjetur dhe është i…

Lajme

27/04/2025 23:57

Është gjetur dhe është i sigurt fëmija 9 vjeçar i cili ishte zhdukur që nga ora 15:30.

Këtë e kanë konfirmuar për lajmi.net nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ju njofton se operacioni i kërkim-shpëtimit në Gjilan ka përfunduar me sukses. Fëmija është gjetur dhe është i sigurt! Falënderojmë të gjithë qytetarët, vullnetarët dhe institucionet që u mobilizuan dhe na përkrahën në këtë mision. Bashkë treguam edhe një herë fuqinë e solidaritetit dhe përkushtimit”, kanë thënë ShKKSh. /Lajmi.net/ 
Njoftimi i plotë: