Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm që goditi të mërkurën një pallat 5-katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur nën rrënoja trupin e pajetë të 69-vjeçarit Hamit Ibro, i cili rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit. Kërkimet për të vijuan për disa orë,…

Lajme

05/11/2026 08:10

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm që goditi të mërkurën një pallat 5-katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur nën rrënoja trupin e pajetë të 69-vjeçarit Hamit Ibro, i cili rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit. Kërkimet për të vijuan për disa orë, ndërsa dëmtimet në godinë e vështirësuan ndërhyrjen.

Shpërthimi shkaktoi shembjen e mureve dhe shkallëve, ndërsa tre kate të ndërtesës u dëmtuan rëndë. Nga ngjarja humbi jetën edhe një 82-vjeçare, e cila banonte në apartamentin ngjitur. Dhjetë persona të tjerë morën ndihmë mjekësore pasi pësuan asfiksi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Godina është shpallur e pabanueshme dhe banorët janë evakuuar, ndërsa autoritetet po punojnë për sistemimin e tyre. Shkaqet e shpërthimit ende nuk janë përcaktuar. Dyshimet paraprake janë se mund të jetë shkaktuar nga një bombol gazi.