Gjendet trupi i pajetë i 33 vjeçarit në Ujman, e konfirmon FSK-ja
Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar se është gjetur trupi i pajetë i 33 vjeçarit që ka humbur jetën në Liqenin e Ujmanit. FSK ka thënë se fal intensitetit të lartë të kërkimit nga ekipet e FSK-së, bashkë me Policinë e Kosovës, AME-në dhe KFOR-in, kanë arritur ta gjejnë trupin e pajetë. Trupi i…

Lajme
Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar se është gjetur trupi i pajetë i 33 vjeçarit që ka humbur jetën në Liqenin e Ujmanit.
FSK ka thënë se fal intensitetit të lartë të kërkimit nga ekipet e FSK-së, bashkë me Policinë e Kosovës, AME-në dhe KFOR-in, kanë arritur ta gjejnë trupin e pajetë.
Trupi i pajetë i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.
Postimi i plotë:
Pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionin humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur. Me pranimin e urdhërit, ekipet e FSK kanë marrë të gjitha masat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe qëndror janë angazhuar në operacion e kërkimit të personit të zhdukur.
Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.
Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.