Gjendet trupi i pajetë i 25 vjeçarit që u zhduk dje në Liqenin e Batllavës
Pas dy ditëve kërkime, është gjetur trupi i pajetë i 25 vjeçarit që është zhdukur dje në Liqenin e Batllavës. Lajmin për këtë e ka dhënë FSK përmes një postimi në Facbeook. “FSK gjen trupin e personit të zhdukur në liqenin e Batllavës. Pas dy ditë kërkimesh ekipet e kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë…
Lajme
Pas dy ditëve kërkime, është gjetur trupi i pajetë i 25 vjeçarit që është zhdukur dje në Liqenin e Batllavës.
Lajmin për këtë e ka dhënë FSK përmes një postimi në Facbeook.
“FSK gjen trupin e personit të zhdukur në liqenin e Batllavës. Pas dy ditë kërkimesh ekipet e kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur të gjejnë tupin e pajetë të personit të zhdukur dje në Liqenin e Batllavës. I gjithe operacioni është relizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të komunës së Podujeves dhe shoqatat e kërkim shpëtimit”, thuhet në njoftim të FSK-së.
25 vjeçari dje rreth orës 13:00 kishte rënë në liqenin e Batllavës dhe më nuk ka dalur.
Policia e Kosovës bashke me FSK-në dhe ekipet e Kërkim-Shpëtimit kanë qenë në kërkim të tij që nga dita e djeshme, dnërsa sot është gjetur pas 24 orësh kërkimesh. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:

