Vetaksident në Deçan, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në komunën e Deçanit, në rrugën “Tahir Zemaj”. Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka konfirmuar se një person është lënduar. “Sot rreth orës, 09:45, Policia është njoftuar për një vetaksident…

Lajme

01/07/2026 13:55

Një vetaksident ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në komunën e Deçanit, në rrugën “Tahir Zemaj”.

Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka konfirmuar se një person është lënduar.

“Sot rreth orës, 09:45, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në rrugen ‘ Tahir Zemaj’ në Deçan, si pasoj e këtij vetaksidenti një person ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova./lajmi.net/