Gjendet shëndosh e mirë 13 vjeçarja nga Istogu që ishte zhdukur në Gjermani, është kthyer në shtëpinë e saj
Është gjetur dhe është kthyer shëndosh e mirë në shtëpinë e saj, 13 vjeçarja Arta Hajzeraj nga Istogu që ishte zhdukur në gjermani. Lajmin për këtë e ka dhënë ambasada e Kosovës në Gjermani të cilët kanë thënë se ambasadorin Faruk Ajeti e ka njoftuar babai i vajzës, shkruan lajmi.net. “Ambasada e Republikës së Kosovës…

Lajme
Është gjetur dhe është kthyer shëndosh e mirë në shtëpinë e saj, 13 vjeçarja Arta Hajzeraj nga Istogu që ishte zhdukur në gjermani.
Lajmin për këtë e ka dhënë ambasada e Kosovës në Gjermani të cilët kanë thënë se ambasadorin Faruk Ajeti e ka njoftuar babai i vajzës, shkruan lajmi.net.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që treguan solidaritet, gatishmëri dhe përkrahje gjatë kësaj periudhe. Një falënderim i veçantë i drejtohet autoriteteve policore në Zwickau për angazhimin e tyre profesional dhe bashkëpunimin e ngushtë. Gëzohemi që gjithçka përfundoi mirë dhe Arta është sërish pranë familjes së saj”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tyre: