Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë, të dielën rreth orës 17:10. Policia ka njoftuar se viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. “Prishtinë /23.11.2025-17:10…
Lajme
Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë, të dielën rreth orës 17:10.
Policia ka njoftuar se viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
“Prishtinë /23.11.2025-17:10 Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.