Gjendet pa shenja jete një person në Kolovicë
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugë, në Kolovicë në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendngjarje, të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi është dërguar në IML për obduksion, rasti po hetohet. “Lagja Kolovicë, Prishtinë 18.02.2026 – 21:43. Është raportuar se në rrugë është gjetur i shtrirë-pa shenja…
Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugë, në Kolovicë në Prishtinë.
Policia dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendngjarje, të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Trupi është dërguar në IML për obduksion, rasti po hetohet.
“Lagja Kolovicë, Prishtinë 18.02.2026 – 21:43. Është raportuar se në rrugë është gjetur i shtrirë-pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/