Gjendet pa shenja jete një person në Grykë të Rugovës
Një person pa shenja jete është gjetur në rrugën Pejë – Rugovë, më saktë tek vendi që njihet si “Kthesa e Madhe”. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se trupi ishte poshtë lumit të njohur si Lumbardhi. Bëhet e ditur se polica ia…
Lajme
Një person pa shenja jete është gjetur në rrugën Pejë – Rugovë, më saktë tek vendi që njihet si “Kthesa e Madhe”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se trupi ishte poshtë lumit të njohur si Lumbardhi.
Bëhet e ditur se polica ia ka marrë informatën në orën 14:10 dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij.
“Rreth orës 14 e 10, Policia është njoftuar se në km 5, rrugën Pejë – Rugovë, “te kthesa e madhe”, poshtë në lum ku është Lumbardhi, dyshoher se një person është pa shenja jeta. Mjeku e ka konstatu vdekjen e tij. Policia menjëherë ka dal në vend të ngjarjes, zjarrëfikësit dhe epika mjekësore”, tha Gashi.