Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë, dje në mëngjes. Policia e Kosovës ka njoftuar, se ekipi i emergjencës dhe njësitë policore kanë dal në vendngjarje dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan lajmi.net. Trupi i pajetë i është lejuar familjarëve për ceremoni mortore. “F. Kosovë/…

Lajme
Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë, dje në mëngjes.
Policia e Kosovës ka njoftuar, se ekipi i emergjencës dhe njësitë policore kanë dal në vendngjarje dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan lajmi.net.
Trupi i pajetë i është lejuar familjarëve për ceremoni mortore.
“F. Kosovë/ 18.03.2025-09:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në banesën e tij dyshohet se ka ndërruar jetë. Ekipi i emergjencës dhe njësit përkatëse policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me kërkesën e familjarëve dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë i është lejuar për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/