Gjendet pa shenja jete një grua në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Një grua është gjetur pa shenja jete në rrugën Ferizaj-Prishtinë. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. Siç njofton Policia e Kosovës, viktima është shtetase e huaj. “Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë km i 24-të, patrulla  policore e autostradës, ka…

Lajme

21/02/2024 22:49

Një grua është gjetur pa shenja jete në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Siç njofton Policia e Kosovës, viktima është shtetase e huaj.

“Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë km i 24-të, patrulla  policore e autostradës, ka vërejtur një person  të shtrirë   në rrugë (shiritin emergjent). Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori. Më urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/