Gjendet pa shenja jete një grua në Pejë

Një grua është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së hënës në shtëpinë e saj në Pejë. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Rugova ka thënë se viktima është gjetur në terasën e banesës pa shenja jete. “Sot me datë 28.04.2025, rreth orës 09:25, Policia është njoftuar…

Lajme

28/04/2025 18:58

Një grua është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së hënës në shtëpinë e saj në Pejë.

Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se viktima është gjetur në terasën e banesës pa shenja jete.

“Sot me datë 28.04.2025, rreth orës 09:25, Policia është njoftuar nga një person i afërt me viktimën, i cili deklaron se qe nga data 27.04.2025, në mbrëmje viktima nuk është duke ju përgjigjur në telefon. Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe me urdhër të prokurorit te shtetit e ka hapur derën e hyrjes me forcë, derisa në terasën e banesës është gjetur një person (femër) pa shenja jete, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Rugova.

Ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion. /Lajmi.net/