Gjendet pa shenja jete një grua në Mitrovicë të Veriut, policia tregon detajet

Është raportuar se në Mitrovicë të Veriut është gjetur një grua pa shenja jete në Lagjen e Boshnjakëve. Për Lajmin.net, e ka konfirmuar drejtori i policisë Rajonale në Mitrovicë, Veton Elshani. Ai tha se e ndjera, është gjetur e shtrirë pa ndjenja, dhe besohet ka qenë punëtore në këtë furrë, shkruan lajmi.net. “Rreth orës 13:15,…

Lajme

01/05/2024 19:15

Është raportuar se në Mitrovicë të Veriut është gjetur një grua pa shenja jete në Lagjen e Boshnjakëve.

Për Lajmin.net, e ka konfirmuar drejtori i policisë Rajonale në Mitrovicë, Veton Elshani.

Ai tha se e ndjera, është gjetur e shtrirë pa ndjenja, dhe besohet ka qenë punëtore në këtë furrë, shkruan lajmi.net.

“Rreth orës 13:15, policia është njoftuar se në një furrë në Lagjen e Boshnjakëve është një person i shtrirë, pa ndenja. Personi, e cila besohet të jetë punëtore në këtë furrë është dërguar me ndihmë të parë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e saj”, ka thënë Elshani për Lajmi.net.

Tutje Elshani ka thënë për të ndjerën se “ka shumë gjasa që ka qenë vdekje e natyrshme”. /Lajmi.net/