Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Graçanicë
Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Graçanicë, dje rreth orës 13:30. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse të Policisë, dhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Graçanicë/ 15.02.2026 – 13:30. Një mashkull…
Lajme
Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Graçanicë, dje rreth orës 13:30.
Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse të Policisë, dhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Graçanicë/ 15.02.2026 – 13:30. Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/