Gjendet pa shenja jete një burrë në Bellanicë të Malishevës

Më 8 gusht 2025, në fshatin Bellanicë të Malishevës, është gjetur pa shenja jete një burrë kosovar në një fushë të hapur. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në…

Lajme

09/08/2025 09:00

Më 8 gusht 2025, në fshatin Bellanicë të Malishevës, është gjetur pa shenja jete një burrë kosovar në një fushë të hapur.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa policia po heton rrethanat e rastit.