Gjendet pa shenja jete Jashar Jashari që ishte raportuar si i zhdukur
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete Jashar Jashari, i cili ishte raportuar i zhdukur në lagjen Velania të Komunës së Prishtinës. Nga kjo Shoqatë kanë njoftuar se trupi i pajetë është lokalizuar nga ta në bashkëpunim me pjesëtarët e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante,…

Lajme
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete Jashar Jashari, i cili ishte raportuar i zhdukur në lagjen Velania të Komunës së Prishtinës.
Nga kjo Shoqatë kanë njoftuar se trupi i pajetë është lokalizuar nga ta në bashkëpunim me pjesëtarët e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante, shkruan lajmi.net.
“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen Jashari dhe falënderon të gjitha ekipet e angazhuara për profesionalizmin dhe përkushtimin në këtë operacion”, thuhet në njoftim.
Kërkimi për Jashar Jasharin ka filluar disa orë më parë. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: