Gjendet pa shenja jete ish-gjykatësi kosovar në Skenderaj – Policia jep detaje
Sot, në një fshat të Skenderajt është gjetur pa shenja jete një person i moshës 65 vjeçare. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në vendbanimin e tij mjeku e ka konfirmuar se personi ishte pa shenja jete. “Të gjitha njësitë kompetente kanë dalë në vendin në ngjarjes ndërkaq hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë…

Lajme
Sot, në një fshat të Skenderajt është gjetur pa shenja jete një person i moshës 65 vjeçare.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në vendbanimin e tij mjeku e ka konfirmuar se personi ishte pa shenja jete.
“Të gjitha njësitë kompetente kanë dalë në vendin në ngjarjes ndërkaq hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës mashkull, i moshës 65 vjeçare, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa sipas rrethanave të gjetura në vendin e ngjarjes, rasti është iniciuar si ,,Vdekje e dyshimtë”., ka njoftuar Policia.
Rastin shkurtimisht e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Rasti ka ndodhur sot, ndërsa trupi është dërguar për obduksion,” ka deklaruar ai.