Gjendet një mjet shpërthyes në Han të Elezit, FSK e tërheq atë

Një mjet shpërthyes është gjetur dje në Han të Elezit. Një person ka raportuar në Polici se në hapësirën e jashtme ka hasur në atë mjet, shkruan lajmi.net. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për denimin i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar. “Hani Elezit / 27.05.2025 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka…

Lajme

28/05/2025 09:54

Një mjet shpërthyes është gjetur dje në Han të Elezit.

Një person ka raportuar në Polici se në hapësirën e jashtme ka hasur në atë mjet, shkruan lajmi.net.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për denimin i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar.

“Hani Elezit / 27.05.2025 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në hapësirën e jashtme ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së kanë tërhequr mjetin e dyshuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/